Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.
Termoizolimi në rezidencën Rainbow realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
Muratura e dyfishtë është aplikuar me një shtresë leshi-guri të dendur për izolimin akustik ndërmjet apartamenteve dhe njëkohësisht i shtohet sistemit të termoizolimit duke shmangur humbjet ndërmjet apartamenteve.
Sistemi kapot mundëson kushte shumë të larta të izolimit termik duke iu mbivendosur sistemit struktural me tullë. Muret e dyfishtë me tullë termike me një shtresë termoizoluese prej leshi guri sigurojnë izolimin termik ndërmjet apartamenteve dhe hapësirave të përbashkëta.
Dritaret plastike me dopjo xham termik 6mm, të mbushura me gaz argon 90%, me profile plastikë ose alumin termik 70 mm kanë koefiçent shumë të ulët të përcjelljes termike. Dyert e jashtmë të apartamenteve janë të mbushura me një shtresë leshi guri të dendur për izolim më të mirë.
Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privacinë. Muratura e dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal. Gjithashtu aplikohet dyshemeja notuese me një membranë për izolimin e zhurmave që transmetohen nëpërmjet soletës, kolonave dhe elementëve të tjerë strukturorë.
Sistemi i izolimit akustik synon eliminimin e zhurmave deri ne nivelin 70 dBA(decibel). Kompania ka përdorur një sërë zgjidhjesh inxhinierike për të adresuar tipet e ndryshme të zhurmave si më poshtë.
Zhurma ajrore të jashtme të quajtura ndryshe “zhurmat e rrugës” që vijnë nga hapësirat e jashtme publike. Izolim i murit të jashtëm perimetral të tullës me sistem kapot dhe përdorimi i vetratave dhe dritareve dopio xham me koeficient të ulët të përcimit të zerit si edhe aplikimi i detajeve inxhinierike reduktojnë zhurmat e rrugës deri në 60 dBA.
Zhurmat ajërore të brendshme si zëri i lartë i radios, televizorit, muzikës, bashkëbisedimit janë zhurma që vijnë nga apartamentet e tjera ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin e këtyre zhurmave janë ngurtësia e mureve dhe përdorimi i materialeve zë-absorbuese. Muret ndarëse ndërmjet apartamenteve dhe hollit të përbasthkët janë mure notues të dyfishtë me lesh guri zë-izolues në mes të izoluar nga elementët strukturorë të godinës.
Zhurmat nga paisjet e shërbimit si ashensori, transformatori, motorrët e kondicionerëve, pompat e ujit etj jane gjithashtu trajtuar nga kompania. Të gjitha pajisjet e shërbimit janë të montuara në vende të posaçme dhe të gjitha instalimet bëhen duke respektuar udhëzimet e prodhuesit për të arritur nivelin më të ulët të zhurmave. Tubacionet e furnizimit me ujë dhe shkarkimeve janë të vendosura në puse të posaçme dhe të izoluara me një shtresë lesh guri. Gjithashtu dyert e jashtme të apartamenteve kanë një mbushje zë-izoluese dhe guarnicione të cilat minimizojnë zhurmat që vijnë nga hapësirat e përbashkëta branda godinës.
Zhurma impakti që perceptohen si goditje apo vibrim të cilat vijnë nga lëvizje mobiljesh, ecje me taka, rrëzim objektesh etj. Dyshemeja notuese e aplikuar në Rezidencën Rainbow konsiston në një shtresë 6cm penobetoni poroz me veti të mira zë-izoluese (shtresë e cila përmban edhe tubat elektrik/hidraulik), një membranë zë-izoluese, një shtresë të varfër 5 cm dhe shtresën pllaka/parket. Aplikimi i detajeve inxhinierike bën të mundur që shtresat zë-izoluese të mbulojnë më së miri në mënyrë efikase të gjithë ambjentet. Gjithashtu membrana zë-izoluese izolon pikat e takimit mes soletës, mureve dhe kolonave.
Në Rezidencën Rainbow, çdo apartament është pjesë e një sistemi të pavarur ventilimi në banjo dhe kuzhina për të mënjanuar erërat e pakëndshme që vijnë nga apartamentet e tjera apo hapësirat e përbashkëta.
Progeen promovon efiçencën energjitike dhe përveç kursimit nëpërmjet termoizolimit, ajo u mundëson banorëve një hapësirë të posaçme për panele diellore në tarracë. Kompania ka organizuar hapësirën e tarracës së rezidencës për rekreacion dhe për shfrytëzim të energjisë diellore. Çdo familje ka mundësinë të instalojë panele diellore për ngrohjen e ujit apo fotovoltaike në hapësirën e tyre të posaçme duke shfrytëzuar infrastrukturën e përbashkët të mundësuar nga kompania
Hapësirat teknike të Rezidencës Rainbow janë të mirë-organizara në hapësirat e posaçme për mirëmbajtje optimale. Rezidenca ka një sistem hidraulik me një rezervë uji sanitar të përbashkët me autonomi 3 ditore prej rrjetit shpërndarës të UKT. Gjithashtu ajo ka sistem anti-zjarr me depozita rezervë dhe hidrantë për çdo emergjencë të mundshme. Gjithashtu kafazi i shkallëve është i projektuar për evakuim emergjence të shpejtë, ventilimin e tymërave dhe hyrjen e ajërit të freskët në raste emergjence. Godina gjithashtu është e pajisur me gjenerator rezervë për funksionimin e ashensorit dhe ndriçimit në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Çdo dhomë e secilit apartament të Rezidencës Rainbow është e ndriçuar mjaftueshëm falë vetratave të bollshme. Godina ka dritare në të gjitha faqet e saj duke shfrytëzuar më së miri diellëzimin natyral. Gjithashtu distanca nga objektet e tjera përreth saj është e mjaftueshme për të lejuar diellëzim optimal gjatë gjithë vitit.
Mbi 75% e sipër faqes totale të gjurmës së ndërtimit është sipër faqe rekreative dhe e gjelbër.
Rezidenca ofron hapësira të gjelbra e rekreative të mobiluara për çlodhje dhe argëtim në oborr dhe në tarracë. Pemët, bimët dekorative, bari i gjelbër gjithë vitit së bashku me elementët e arredimit urban si stola, ndriçues, lojëra për fëmijë etj japin mundësinë e relaksit dhe jetës së pasur komunitare për të gjitha moshat.
Godina ka akes për personat me aftësi të kufizuar nëpërmjet rampave, hapësirave të posaçme të parkimit etj.
Rezidenca ka 92 poste parkimi në një kat nëntokësor me akses nëpërmjet ashensorit
Progeen është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj.