REZIDENCA RAINBOW

Rezidenca Ranibow është e pozicionuar në zonën më të qetë të lagjes Don Bosko. E vendosur në zonën rezidenciale të Don Boskos në rrugën Albanopol, ajo është konceptuar të ofrojë një shtëpi komode dhe jetë të pasur komunitare me mbi 75% hapësirë të përbashkët të gjelbër. Rezidenca është vetëm 1 km nga Zogu i Zi, 1.3 km nga Bulevardi Zogu i Parë dhe 1.9km nga qëndra e Tiranës.

Në afërsi të rezidencës gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme rezidenciale, si kopshte, shkolla, qëndra shëndetësore, supermarkete, banka, restorante, palestra etj. Zona është lehtësisht e aksesueshme me këmbë, automjet apo transport publik. Në zhvillimin e Tiranës policentrike, zona e Don Boskos gjithnjë e më shumë po i përngjan një qëndre të re qyteti shumë afër qëndrës së Tiranës.

 

Termoizolim tërësor

Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër. Termoizolimi në rezidencën Rainbow realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.

Ventilim i pavarur

Puset teknike individuale eliminojnë qarkullimin e aromave ndërmjet apartamenteve prej tubave të ajërimit të kuzhinës apo të tualeteve.

Izolim Akustik

Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privacinë. Muratura e dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal.

Tarracë Funksionale

Tarraca e rezidencës është e konceptuar pjesërisht si një hapësirë e përbashkët shplodhëse dhe pjesërisht me sipërfaqe të posaçme për panele diellore për secilin apartament.

NDËRTUESI

Progeen është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj. Lexo më shumë...

Vendndodhja e Objektit

Ndërtuesi

Progeen është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj.

Lexo më shumë

X

Na Kontaktoni