Apartament 2+1 me sipërfaqe afërsisht 128 m2 në katin e tretë të banimit me orjentim Veri-Perëndim dhe Lindje përkatësisht në 2 brinjët e tij. Ai ka 2 ballkone, njëri në dhomën e ditës dhe një tjetër në dhomën e gjumit matrimoniale. Dhoma e gjumit ka hapësirë të mjaftueshme për tu kthyer në garderobë. Apartamenti ka gjithashtu 2 tualete.
Progeen është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj.